TIRANË - Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.
Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin "Arena Kombëtare" për ndeshjen kundër Serbisë. Pamjet kur policia tërheq me forcë flamujt nga stadiumi, apo edhe largimi i tifozëve me bluzat e UÇK-së nuk ishin të hijshme, me përgjegjësit që ishin organizatorët, në këtë rast FSHF-ja.
Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Siguria private dhe policia u përplasën me tifozët, ku nuk mungoi tensioni. Për fat asnjë përplasje serioze.
Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).
FSHF pic.twitter.com/DkiSipISdJ
— News video (@Newsvideo13) June 13, 2025
Komente

Kom.e U.Ç.K. jannë në burgë, këta patriotë tëshkojnë në HAGË.
Përgjigju