Kjo e premte ka çelur edhe raundet përkatëse në kampionatet elitare në Evropë.
Në Spanjë, raundi i nëntë u hap në Madrid, aty ku Leganes barazoi 0-0 kundër Valencias. Miqtë kanë vetëm një fitore këtë sezon dhe janë në vendin e 18-të, ndërsa ekipi është larg asaj Valencie që të gjithë njohim.
Në Francë, Marseille barazoi 1-1 kundër Angers dhe largohet nga kryesuesit e PSG-së, paçka sezonit të mirë në shtatë javët e para. Pjesa e parë pa dy kartona të kuq, nga një për secilën skuadër. Roue shënoi për Marseille në minutën e 51, teksa vetëm tre minuta më pas ishte El Melali që barazoi. Me 14 pikë Marseille mbetet në vendin e tretë, ndërsa Angers me tri pikë gjendet në fund.
Në Gjermani, Augsburg mposhti 2-1 Borussia MGladbach. Schlotterbeck dhe Maurice shënuan për vendasit, ndërsa Kleindienst shkurtoi për miqtë, por pa rezultat.