Federico Valverde ka marrë një mbështetje të madhe nga tifozët në "Bernabeu". Mesfushori i Galaktikëve së fundmi u përfshi në një sherr me lojtarin e Villarreal, Alex Baena, duke e goditur me grusht këtë të fundit pas ofendimeve për familjen.
Përpara se të fillonte ndeshja kundër Chelsea-s në Champions League, me dy skuadrat gati për të filluar lojën, tifozët në "Bernabeu" filluan të brohorasin emrin e uruguaianit, i cili ia ktheu gjestin, duke vendosur njërën dorë në zemër dhe tjetrën në drejtim të tribunave, në formë falenderimi.
Valverde bashkoi duart në ajër, në një lloj gjesti për të kërkuar falje. Ai që foli për Valverden ishte trajneri Carlo Ancelotti. “Për mua Valverde ka qenë më i miri në fushë. Pas dhjetë minutash ne kemi ndryshuar pak pozicionin dhe ka qenë çelësi i rimëkëmbjes”, tha italiani.