La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi në fundjavë ndeshjet e raundit të 32-të, me kryesuesit që nuk gabuan. Real Madridi iu përgjigj tri pikëve të Barcelonës duke mposhtur në "Bernabeu" Athletic Bilbaon në një ndeshje shumë të vështirë.
Sfida në Madrid ishte e ekuilibruar dhe u deshën sekondat e fundit për golin e vendasve. Federico Valverde në minutën 90+3 shënoi një supergol për t'i dhënë tri pikë madrilenëve dhe për të qetësuar disi klimën në kampin e tyre pas eliminimit nga Champions League.
Barça dhe Reali e kanë siguruar një vend në Champions sezonin e ri, ndërsa do garojnë së bashku për titullin e La Ligas. Barcelona me 73 pikë mban kreun, ndjekur nga Real Madrid me katër pikë më pak (69).
Ndërkohë dy skuadrat do përballen më 26 prill në Sevilla për të diskutuar trofeun e Kupës së Mbretit, me finalen që do jetë një "El Clasico".
Komente
