Lewandowski pas golit

Sport

VIDEO/ VAR dhe gol me penallti, Barcelona fiton kundër Vallecanos dhe merr kreun e La Ligas

18 Shkurt, 08:45| Përditesimi: 18 Shkurt, 08:48

  • Share

Barcelona përfitoi nga ndalja e Real dhe Atletico Madrid për të rimarrë pas disa javësh kreun e La Liga në Spanjë. Për raundin e 24-t katalanasit fituan 1-0 kundër Rayo Vallecanos dhe tanimë prijnë renditjen, edhe pse me pikë të barabarta (51) me Real Madridin.

Në "Lluis Companys" ndeshja nisi më mirë për vendasit e Flick, të cilët shpërdoruan disa raste shënimi. Duhej një këndore që në minutën e 26-të Martinez të pengohej në zonë nga Ciss, me VAR që thirri në detyrë arbitrin.

Pas rishikimit të pamjeve u vendos për faull në zonë, e përkthyer në një penallti. Nga pika e bardhë polaku Lewandowski do e dërgonte sferën në rrjetë për t'i thënë epërsinë dhe tri pikët ekipit të tij.

Paçka dominimit të Barçës, edhe Vallecano pati rastet e saj, por pa mundur të mposhtë Szczesny në portë. Për miqtë në stol qëndroi Ivan Balliu.

Kështu, pas javës së 24-t La Liga kryesohet nga Barcelona dhe Real Madrid me 51 pikë, ndjekur nga Atl. Madrid me 50 pikë dhe Athletic Bilbao me 45 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?