Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas mundën 4-2 Villarrealin në një ndeshje maksimalisht të luftuar. Ndeshja u hap nga Kadewere në minutën e 20 për vendasit, teksa barazoi Morales në të 43 minutë. Pjesa e parë nuk u mbyll këtu, pasi Mallorca mori avantazhin sërish, këtë herë me Rodriguez. Miqtë barazuan 2-2 me Chukueze, ndërsa më pas Mallorca me Rodriguez në të 56 dhe Muriqin në të 63 minutë dërguan shifrat në 4-2. Për shqiptarin e Mallorcas ky ishte goli i dytë në kampionat, teksa Muriqi asistoi edhe në golin e parë. Villarreal mbetet me 31 pikë në vendin e tetë momentalisht, ndërsa Mallorca me po 31 pikë në vendin e 10-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Real Madrid bën detyrën, Muriqi tjetër gol në La Liga! Ngec Real Sociedad
S.Dh/ReportTv.al