Sport

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon dopietë në La Liga, njëri prej tyre supergol

16 Shkurt, 18:53| Përditesimi: 16 Shkurt, 19:11

  • Share

SPANJË - Vedat Muriqi ka shënuar dopietë dhe e ka dërguar numrin e golave në gjashtë këtë sezon me fanellën e Mallorcas në La Liga, pas javës së 24-t. Në Palma de Mallorca vendasit luajtën kundër Las Palmas (e diel 16 shkurt) dhe sulmuesit të Kosovës iu deshën vetëm shtatë minuta lojë për të kaluar të tijtë në epërsi.

Një krosim nga Rodriguez bëri që Muriqi me një "nuhatje" prej goleadori të shënonte me kokë pa e parë portën. Goli i Muriqit i dha siguri Mallorcas që u hodh në sulm dhe pikërisht në të 28 minutë sërish shqiptari shënoi golin e dytë pas një pasimi nga Mojica.

Vedati lëvizi bukur në zonë dhe iu vodh mbrojtjes duke bërë që me të majtë ta ndalte sërish sferën në rrjetë.

Veç gjashtë golave në 18 ndeshjet e këtij sezoni Muriqi ka asistuar edhe dy herë, ndërsa për disa javë ka qenë i dëmtuar.

S.Dh/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?