VIDEO/ Veliaj 'përvesh mëngët', bën enë balte në një poçari! Batuta e Gaz Pajës: Luaji duart se për punë të kemi marrë

18 Mars 2021, 13:33| Përditesimi: 18 Mars 2021, 13:53

  • Share

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndalur ditën e sotme në një punishte poçarie të një shkodrani në Farkë. Ai ka zgjedhur që të provojë për të bërë një enë prej argjile, ku si për herë të parë nuk rezultoi keq si provë.

Gjatë punës nuk kanë munguar edhe batutat, ku Gaz Paja, iu drejtua " Luaj duart se për punë të kemi marrë". Kjo batutë e tij shkaktoi shumë të qeshura, teksa Veliaj iu kthye "i poshtër ti".

Më pas, Veliaj prezantoi programin e PS-së, ku tha se për biznesin e vogël do të ketë taksa zero edhe ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës ka një plan të për në ndihmë të bizneseve të reja.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?