Marseille fitoi dje 3-1 me AEK-un e Athinës për grupin B në Europa League. Veç anës sportive, në medie bëri bujë edhe veprimi i tifozëve të të dyja skuadrave. Rrugës për në "Velodrome" si edhe brenda në stadium, të dyja tifozeritë e kanë ndjekur ndeshjen së bashku, ndërsa edhe koreografia ka qenë e veçantë dhe përbashkët.
Me ngjyrat e ekipeve përkatëse, tifozët kanë dhuruar një koreografi speciale për një event që ishte i tillë. Së bashku me Livornon, tifozët e Marseille dhe AEK-ut kanë një bashkëpunim që quhet "vëllazëria".
Tifozët
Veprimi i tifozëve që shkojnë bashkë dhe ndjekin ndeshjen në stadium ka marrë komplimetat edhe të Gennaro Gattuson, trajnerit të francezëve. Kësisoj u bëmë dëshmitarë edhe të dy tifozerive që lënë pas rivalitetin e 90 minutave dhe ndjekin ndeshjen së bashku.