Në "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias mposhtën 2-1 Fiorentinën dhe siguruan tri pikë me peshë në garën për mbijetesë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, para se Feli Cande në minutën e 60-të të shënonte golin e parë për Venezian. Më pas Oristanio tetë minuta më vonë shënoi golin e dytë për vendasit duke siguruar tri pikët. Goli i Mandragoras shërbeu sa për statistika te Fiore, që duket se nuk e ka kaluar eliminimin në Conference League vetëm një hap larg finales.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atalanta fiton kundër Romës, Juventusi mbetet në zonën Champions! Venezia tri pikë shprese në Serie A
S.Dh/ReportTv.al