Sport

VIDEO/ Veprim skandaloz nga Cristiano Ronaldo, shtyn me forcë fansin armen që i kërkoi foto

6 Shtator, 10:41| Përditesimi: 6 Shtator, 10:48

  • Share

ARMENI - Në Yerevan, Portugalia do fillojë sot në orën 18:00 fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Armenisë. 'Luzitanët' mbërritën një ditë më herët për këtë sfidë, ndërsa figura qëndrore vijon të mbetet Cristiano Ronaldo.

Ylli i sulmit ka marrë shumë kritika pasi në hollin e hotelit ku Portugalia qëndron, ka shtyrë me forcë një fans që i shpëtoi sigurimit dhe i kërkoi një foto. Në pamje duket qartë veprimi i Ronaldos, me kritikat që kanë vërshuar për të.

Qëndrimi i një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror në Armeni nuk ka kaluar pa incidente, me Ronaldon që duket i përqëndruar te fusha e lojës.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ajo: 06/09/2025 17:56

    Ai eshte shume Arrogant cfare kerkojn nga ky njeri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?