Armando Broja fiton penallti

VIDEO/ Vetëm 4 minuta në fushë, Armando Broja fiton penallti për Chelsea! 4-4 kundër Man. City në një ndeshje të 'çmendur'

12 Nëntor 2023, 19:36| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 20:29

  • Share

Në "Stamford Bridge" Chelsea dhe Manchester City barazuan 4-4 në ndeshjen ndoshta më të "çmendur" dhe fantastike të sezonit në Premier League. Në këtë duel për Blutë e Londrës ishte deçiziv edhe Armando Broja me një penallti të fituar. Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi katër gola, me Haaland që kaloi në epërsi miqtë në të 25 minutë. Më pas Thiago Silva (29') dhe Sterling (37') përmbysën për Chelsea, para se Akanji në 45+1' t'i dërgonte skuadrat në barazimin 2-2 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishe po aq emocionuese sa e para, me City-n që mori epërsinë me Haaland në të 47 minutë. Ishte Jackson që në minutën e 67 barazoi për 3-3, para se Rodri në të 86 minutë të shënonte golin e katërt për City-n. Kur u duk se sfida do ishte me këtë rezultat, Pochettino i vendasve hodhi në fushë Armando Brojën, me 22-vjeçarin shqiptar që vetëm katër minuta në fushë fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Palmer.

Kujtojmë se sulmuesi u rikthye në fushë pas nëntë muajve i dëmtuar, teksa lëndimi i ri e mbajti jashtë edhe për një muaj, çka bëri që trajneri i Kombëtares Sylvinho mes e grumbullonte për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024.

Në fund 4-4 dhe një sfidë për t'u kujtuar gjatë nga sportdashësit. Me 28 pikë, City kryeson i vetëm kampionatin, ndjekur nga Liverpool dhe Arsenal me 27 pikë. Chelsea mban pozitën e dhjetë me 16 pikë.

 
 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Armando Broja hero në Londër, Chelsea barazon 4-4 me Man. City! Liverpool fiton 3-0 dhe merr vendin e dytë, tri pikë për West Ham e Villa


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?