ORLANDO, Florida - Kupa e Botës për Klube vijon me ndeshjet e grupeve në SHBA. Në Grupin F, skuadra e Ulsan nga Korea e Jugut u mposht 0-1 nga afrikano-jugorët e Mamelodi.
Përveç cilësisë në fushë që nuk ishte siç jemi mësuar të shohim në një kompeticion elitar, edhe shkallët e stadiumit ishin thuajse të boshatisura. Në fillim të sfidës në tribuna kishte vetëm 97 tifozë. Për shkak të nja alarmi për tornado, ndeshja rinisi me 3.412 tifozë, ndërkohë që impianti ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh.
Epo, një numër ky i konsiderueshëm për një skuadër nga Korea e Jugut dhe një tjetër nga Afrika e Jugut, me shumë prej tifozëve që për herë të parë dëgjonin emrat e dy klubeve. Në fund Mamelodi fitoi 0-1 me golin e Rayners.
E sigurt është se në dy ndeshjet e tjera që këto skuadra do zhvillojnë në këtë grup do ketë më shumë tifozë, pasi rivalë do jenë emra si Dortmund apo Fluminense.
Komente
