Messi feston me Suarez

Sport

VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes

30 Mars, 09:22| Përditesimi: 30 Mars, 09:23

  • Share

SHBA - Inter Miami fitoi në shtëpi 2-1 kundër Philadelphia Union për raundin e gjashtë në MLS amerikane të futbollit. Për vendasit shënoi edhe Lionel Messi, ndërsa ekipi i tij ngjitet në vendin e parë.

Sfida nisi me "Pleshtin" në stol, pasi Messi vuante një dëmtim dhe nuk ishte në grumbullim as me Argjentinën. Dueli u zhbllokua në minutën e 23-të, aty ku Taylor kaloi në epërsi Inter Miamin.

Minuta e 55-të pa në fushë Messin, ndërsa tetë herë fituesit të "Topit të Artë" iu deshën dy minuta për të gjetur golin e dytë. Një pasim final nga Suarez bëri që Messi të shmangej bukur në zonë dhe me të djathtën ta dërgonte sferën në rrjetë.

Në fund Gazdag shënoi golin e vetëm për miqtë që shërbeu sa për statistika. Me këtë sukses Inter Miami ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe pas gjashtë javësh e sheh veten në krye të Konferencës Lindore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?