Momenti i golit.

VIDEO/ Vetëm pesë minuta në fushë, sulmuesi i Kombëtares shënon gol në Kroaci

7 Tetor 2022, 21:04| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 21:06

  • Share

Lokomotiva e Zagrebit barazoi sot 1-1 me Sibenik për javën e 12 në elitën e futbolit kroat. Goli për vendasit u shënua nga Indrit Tuci, sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë. I futur në lojë pjesën e dytë, 22 vjeçarit nga Lezha iu deshën vetëm pesë minuta lojë që të gjente rrjetën.

Goli i shqiptarit nuk do ishte me vlerën e tri pikëve, pasi në fundin e ndeshjes Salomon barazoi rezultatin në 1-1. Tuci për të katërtin sezon është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, duke marrë minuta nga sezoni në sezon. Me vlerë 300 mijë euro në treg, Lokomotiva shpreson që ta shesë lojtarin në një tjetër ekip, duke nxjerrë të ardhura nga shqiptari. Me formën e mirë, sulmuesi shpreson edhe një ftesë nga kombëtarja kuqezi. Ky ishte goli i dytë këtë sezon për Tucin në elitën e Kroacisë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?