TIRANË - Në Pallatin e Sportit "Feti Borova"në kryeqytet është duke u mbajtur "OTR Night Club" me boksierët më të mirë të Shqipërisë, që kanë përballë disa kundërshtarë të huaj.
I pari në ring u ngjit Arjon Kajoshi, me shkodranin 27-vjeçar që hodhi "K.O" në raundin e tretë kolumbianin Jorge Ortiz. Boksieri kundërshtar nuk mundi të përballonte furinë e Kajoshit, duke u plasur në ring, me arbitrin që numëroi deri në dhjetë, por ai nuk ishte i gatshëm për të vijuar dhe kështu shqiptari siguroi fitoren.
Në karrierën profesionale për peshat super të mesme, Kajoshi ka siguruar 9 fitore, 7 nga të cilat me K.O. Asnjë humbje për shkodranin.