Kronikë

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, do prishen 22 objekte pa leje, banorët në lot: I ndërtuam për një copë bukë (VIDEO)

13 Shtator, 12:18| Përditesimi: 13 Shtator, 12:40

  • Share

Banorët e Valbonës kërkojnë mosprishjen e bujtinave. Sipas tyre, ata i kanë ndërtuar me leje të shtetit dhe se me të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e dhomave për turistët, mbajnë shtëpinë dhe rrisnin fëmijët.

Një çift të moshuarish, janë shprehur se bujtinën prej druri e kanë ndërtuar këtë vit dhe se nga ky biznes marrin të ardhurat e vetme për të siguruar jetën së bashku me fëmijët.

“Jam me plot ilaçe, e kam shtëpinë me ujë dhe lagështirë. E kemi ndërtuar për të ngrënë një copë bukë. Fëmijët janë duke qarë... Këtë vit e bëmë, këtë vit e prishën. Të na mbysin ne nëse duan me e prish... ”, tha e moshuara mes lotësh.

“Ia prish çatinë… jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu… nuk ka bërë vaki. Në tokë tonë, në shtëpinë tonë, është gjynah. Me djeg shqiptari shqiptarin, më keq nuk ka. Kanë ardhur 3 policë dhe 1 police e më thanë ‘Ja pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi ndërtuar”, u shpreh i moshuari tjetër.


Lajmi kryesor:

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, do prishen 22 objekteve pa leje, banorët në lot: I ndërtuam për një copë bukë (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?