Është 52-vjeç, por klasi i Zinedine Zidane nuk është zbehur aspak edhe pas më shumë se 16 viteve nga tërheqja e tij nga futbolli. Së fundmi Zidane ka zbritur në fushë në një miqësore të Bordeux dhe me numrin shtatë mbi shpinë ka dhuruar spektakël.
Në një moment të lojës "Zizou" e ka marrë topin dhe nuk e ka lënë të bjerë në tokë, gjë që ka çuar peshë tifozët e pranishëm në stadium. Edhe në fytyrën e Zidane shihet qartë gëzimi për rikthimin në fushë, teksa klasi i tij ende nuk është zbehur.
Në pritje për të marrë një ekip, ai është duke kërkuar kombëtaren franceze dhe për momentin nuk është në pankinën e një ekipi, pas suksesit me Real Madrid.
Du grand Zinédine Zidane ✨???????? pic.twitter.com/IxDRRMium1
— FC Girondins de Bordeaux (@girondins) May 14, 2024