Foto ilustruese

VIDEO/ Vora ul me 'këmbë në tokë' kampionët e Shqipërisë, Tirana pëson 2 gola

25 Mars 2023, 17:34| Përditesimi: 25 Mars 2023, 17:37

  • Share

Kryesojnë Superligën e futbollit së bashku me Partizanin me pikë të barabarta (44), por Tirana humbi këtë të shtunë 2-0 në miqësore me Vorën. Skuadra e Kategorisë së Dytë u tregua "kockë e fortë" në fushën e vet, duke mundur kampionët në fuqi të Shqipërisë në një duel që pati shumë raste dhe një luftë sportive.

Për Vorën vendosi dopieta e Fatmir Prengës për të kaluar kampionët e vendit. Edhe pse miqësore, trajnerët Artan Mërgjyshi dhe Orges Shehi hodhën në fushë pjesën më të madhe të titullarëve, teksa minuta patën edhe emrat e rinj.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa pas vetëm dy minutave lojë në të dytën, Prenga me një kërcim të lartë në zonë, e ndali topin në rrjetën e bardhebluve. Goli i dytë u shënua po nga Prenga në të 82 minutë. Do duhej një gabim në prapavijën e Tiranës nga Aleksi, me Prengën që nuk gabon me portën bosh. Vora kryeson grupin A të Kategorisë së Dytë dhe me investimet e bëra është pretendentja kryesore për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Formacionet me të cilën nisi sfida:

Vora: Jata, Shani, Lala, Gjoni, Meta, Bashaj, Sefa, Balla, Vrapi, Prenga, Avdiu Tranjer: Artan Mërgjyshi

Tirana: Lika, Toshevski, Aleksi, Najdovski, Përgjoni, Deliu, Hila, Lushkja, Berisha, Hasani, Haxhiu Trajner: Orges Shehi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?