Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

14 Gusht, 09:09| Përditesimi: 14 Gusht, 09:21

  • Share

SHBA- Një ngjarje tragjike tronditi dhe ngriti peshë opinionin në SHBA vitin e kaluar, teksa i implikuar është një oficer policie.

Një grua ka mbetur viktimë e këtij të fundit, kurse dje mediat amerikane publikuan zhvillimet hetimoro-gjyqësore dhe një video nga momenti i krimit, e shkëputur nga kamera e trupit e ish-policit të pandehur Connor Grubb.

Viktima është identifikuar si Ta’Kiya Young, 21 vjeçe, e cila ishte edhe rreth 25 javëshe shtatzënë. Këtë të martë (13 Gusht), një juri e madhe në qytetin e Columbus gjeti prova të mjaftueshme për të ngritur akuza kundër oficerit të policisë së qytetit Blendon, për vrasje, vrasje të pavullnetshme dhe sulm, raporton CNN.

Videoja e kamerës së trupit të çastit fatal tregoi se policia po përpiqej të ndalonte Young që të largohej me makinë, pas një postblloku për kontroll, në mënyrë që ta merrnin në pyetje për vjedhjen e dyshuar të marketit të zonës.

Teksa urdhërohej të dilte nga makina, shihet oficeri që drejton armën drejt 21-vjeçares dhe e qëllon fatalisht pasi nuk i përgjigj urdhrit për të zbritur dhe tentativës për të ikur. Young dyshohej se kishte vjedhur alkool nga një dyqan ushqimor Kroger, sipas hetuesve, ndërsa avokatët e oficerit të policisë kanë deklaruar se ai e qëlloi në vetëmbrojtje. Fatkeqësisht edhe fëmija i palindur nuk arriti të mbijetonte, shkruan BBC.

Oficeri i policisë së qytetit Blendon, Connor Grubb, përballet me katër akuza për vrasje, katër akuza për sulm dhe dy akuza për vrasje të pavullnetshme.

Viktima Ta’Kiya Young dhe efektivi i akuzuar i policisë, Connor Grubb

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?