Max Verstappen dhe George Russell

VIDEO/ 'Xixa' mes Verstappen dhe Russell, pilotët e Formula 1 konfliktohen pas incidentit në pistë

29 Prill 2023, 17:42| Përditesimi: 29 Prill 2023, 17:44

  • Share

Formula 1 zhvilloi pasditen e së shtunës "Sprint Race" në Baku, për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Sergio Perez i Red Bull la pas vetes Charles Leclerc dhe Max Verstappen. Sa i takon garës që zhvillohet nesër, në poleposition do niset Charles Leclerc, që doli i pari në kualifikueset e së premtes, kjo për shkak të ndryshimit të rregullave në këtë garë.

Gara e sprintit në Baku këtë të shtunë pa edhe një incident mes Max Verstappen dhe George Russell. Ka qenë piloti i Mercedes që i ka hapur një vrimë makinës Red Bull të kampionit të botës, me Verstappen që pas garës nuk i ka mbajtur nervat.

Pamjet tregojnë se Max i është hakërryer Russell për atë lëvizje, teksa pilotët mund të rrezikonin edhe jetën në pistë. Më pas piloti i Mercedes i kërkoi falje kampionit të botës në fuqi, gjë që e konfirmoi pas garës.

"Ka mënyrën e tij të bukur për të shpjeguar "Ah mik, u mbylla, shiko në bord" ... nuk ka kuptim. Por është mirë. Mora disa pika të mira, por është ajo që është. Ka një vrimë në anësoren e makinës, nuk duket aq mirë, por është ajo që është dhe ne do të përqendrohemi te gara nesër", tha Verstappen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?