Serbia po voton sot ndërkohë që raportohet se zgjedhjet po karakterizohen nga shumë incidente, ku ka pasur edhe rrahje në vende të caktuara. Fillimisht ishte raportuar për rrahje mes punonjësve të një qendre votimi në Novi Pazar.
E tani edhe në Beograd, ku lideri i Lëvizjes Qytetare (PSG) Pavlle Grboviq ishte viktimë e një grupi të rinjsh që e grushtuan e shqelmuan. Fillimisht fjalët e tij ishin vetëm pretendime, por pas publikimit të pamjeve shihet se Grboviq ishte viktimë e një sulmi që ndodhi para një qendre votimi.
Megjithatë policia në Serbi ka bërë të ditur se po heton rastin, kur pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale po analizohen nga organet e rendit.