TIRANË- Një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Report Tv solli pamjet, ndërsa dallohen shtëllungat e tymit në zonë.
Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një bombol gazi, ndërsa mësohet se në momentin që ka nisur zjarri, në banesë nuk ka pasur asnjë njeri.
Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme material, ndërsa zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
"Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar", njoftoi Policia e Tiranës.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Komente
