Anxhela Peristeri këndoi sonte e dyta në finalen e “Eurovision” dhe performanca mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe perfekte.
Këngëtarja dukej shumë e bukur me veshjen e saj që tërheq jo pak vëmendjen, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.
Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.
Pas performancës së mbrëmjes së sotme, Peristeri, ka thënë disa fjalë për “Euovision”. Ajo është shprehur mjaft e lumtur, por njëkohësisht, ndihet e mërzitur që nesër e gjithë kjo do të mbarojë, e ajo, nuk do të ketë mundësinë të përjetoj sërish emocionet që të dhuron ky festival.
“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja, pas performancës së saj.
Tani i urojmë vetëm fat, sepse asgjë tjetër nuk ka munguar në këtë performancë. Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, që do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.
Votoni, votoni, votoni... Une e bera per vete. Suksese Anxhela! Suksese Shqiperi!
PërgjigjuPerformanc mbrenslenese