Edukatorja tremb fëmijët në Mississippi, SHBA
SHBA- Një punonjëse e një çerdheje në Mississippi kërkoi falje pasi u pushua nga puna pas publikimit të një videoje që tregonte se ajo mbante një maskë të frikshme të Halloween për të trembur fëmijët e vegjël që silleshin keq.
Punonjësja e Lil' Blessing Childcare në Hamilton, e cila i referohej vetes si CeeCee, foli në një video 19-minutëshe në Facebook pas publikimit të pamjeve ku kërkoi falje. Në një nga videot e tmerrshme që u shfaq në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave, CeeCee shihet duke ndjekur fëmijët që po iknin të tmerruar.
“Nuk kishte për qëllim të dëmtonte askënd dhe nuk ishte me qëllim të keq”, tha CeeCee në video. Mësuesit më pyetën nëse do ta bëja ose nëse mund ta përdornin (maskën) për ta detyruar klasën e tyre të qëndronte urtë ose të pastronte. . . Unë nuk jam abuzuese e fëmijëve.”,tha ajo.
CeeCee ka punuar në çerdhe për gati katër vjet, që kur ishte 16 vjeç.
"Unë nuk hyra atje me qëllimin për t'i traumatizuar ata fëmijë”, tha ajo, duke shtuar se studentët ose qeshën, qanë ose e ngulin sytë e zbrazët.
Ish-punonjësja e kujdesit për fëmijët tha se fëmijët 'ishin jeta e saj' dhe se nuk do të shkelë më kurrë në një çerdhe.