Të premten e kaluar, kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Ahmetaj ishin së bashku në Baldushk, për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Klementit, pasi e vjetra u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit. Aty, i zoti i shtëpisë u rrëfeu se pas shembjes së shtëpisë, kishte shitur edhe lopën me të cilën ushqehej, pasi nuk kishte ku ta mbante.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Klementi dhe e shoqja u habitën jo pak kur panë Veliajn që u solli një lopë tjetër. “Sot herët në mëngjes në Baldushk, për një porosi të vogël. Klementi dhe e shoqja nuk e prisnin, por ishte vërtet kënaqësi t'ua bëje më të bukur ditën”, shkruan Veliaj në Facebook.
“Faleminderit shumë kryetar, s’ma merrte mendja. Keni bërë shumë për ne”, i tha e zonja e shtëpisë.
Keshtu mashtrohen fukarenjet e shkrete me nje thes miell dhe nje vic si ky i bashkise se korruptuar deri sa populli ta kuptoj kete politike te felliqur Shqiperi a nuk perparon
PërgjigjuPo o shoku po, edhe shtepine ia beri bashkia, edhe lopen me viç ia solli, ku ke pare keshtu? Njerizit punojne nje jete te tere dhe s'e bejne dot nje shtepi...
Me nji vic dojn me i fitu zgjedhjet keta e
PërgjigjuKjo është e madhe. Bravo Lali Eri! Njësh je!
Përgjigju