Momenti kur gazetarja i shpëton snajnerit dhe granatës

Bota

VIDEO/Gazetarja i shpëton plumbit të snajperit dhe granatës së ushtarit izraelit

15 Maj 2018, 16:48| Përditesimi: 15 Maj 2018, 17:04

  • Share

Përplasjet mes izraelitëve dhe palestinezëve në Rripin e Gazës nuk kursejnë as gazetarët. Një gazetare e Al Jazeera arriti t'i shpëtonte një plumbi të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës nga forcat izraelite, ndërsa po raportonte protestat vdekjeprurëse në Gaza.

Pamjet dramatike të postuara në Twitter tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Al-Jazeera, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, pasi një plumb i kaloi shumë pranë. Gazetarja kishte veshur një kokore dhe jelek anti-plumb. E shtëna erdhi nga një snajper izraelit përtej gardhit të rrethimit.

Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar:

Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër …njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg.

Abdel-Hamid, gazetare e Al-Jazeera

Raportohet se rreth 60 persona u vranë në përleshjet e djeshme dhe më shumë se 2 000 të tjerë u plagosën pasi u zhvilluan protesta të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem një ditë më parë. Jeruzalemi është tokë e pretenduar si nga palestinezët ashtu edhe izraelitët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?