Pamje nga ngjarja

VIDEO/Gruaja e ‘vdekur’ nis të marrë frymë brenda arkivolit, të afërmit tronditen nga veprimi i saj gjatë funeralit

16 Qershor 2023, 08:56| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 09:05

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ekuador, ku familjarët dhe të afërmit e një gruaje e cila ishte deklaruar e vdekur nga mjeku, janë shokuar kur dëgjuan zërin dhe trokitjet e saj që vinin nga brenda  arkivolit.

Sipas BBC, Bella Montoya, 76 vjeç nga Ekuadori, u deklarua e vdekur javën e kaluar dhe pasi u fut në arkivol, të afërmit e saj u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit përpara se të varrosej.

Por gati 5 orë më vonë, kur hapën arkivolin për t’i ndërruar veshjet përpara funeralit, gruaja mori frymë dhe njerëzit u grumbulluan rreth saj të habitur.

Mjekët e kanë marrë me barelë dhe e kanë kthyer sërish në spital, në kujdesin intensiv, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Ekuadorit po heton incidentin.

Ajo më herët kishte përfunduar në spital pas një arresti kardio-respirator dhe pasi nuk iu përgjigj përpjekjeve për ta ringjallur, mjeku konfirmoi vdekjen e saj.

Në video, tregohet momenti kur të afërmit e 76-vjeçares mblidhen rrotull arkrivolit pasi dëgjojnë zhurma.

Të tronditur dhe të tensionuar ata hapin arkrivolin dhe pasi shohin që 76-vjeçarja po lëvizte kërkojnë një ambulancë.

Me të mbërritur shërbimet e urgjencës marrin të moshuarën duke lënë pas një ngjarje të paprecedentë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?