Përplasja e helikopterit me ndërtesën

Bota

VIDEO/Helikopteri përplaset me ndërtesën, shkak mbingarkesa e tepërt

18 Qershor 2018, 19:06| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 19:14

  • Share

Disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një helikopter u përplas për një ndërtesë, gjatë një tentative të ngritjes në rajonin e Siberisë në Rusi.

Në pamjet, sipas mediave të huaja, helikopteri Mi-8T shihet duke lëvizur përpara dhe më pas duke u përplasur në një ndërtesë me helikën e saj.

Për fat të mirë thuhet se nuk kishte të lënduar nga ky aksident, i cili ndodhi në aeroportin Pojkovsky në Yugra të hënën.

Sipas të dhënave paraprake, helikopteri nuk ishte në gjendje të ngrihej në ajër për shkak të mbingarkesës së ngarkuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?