Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol City në fitoren 0-3 në udhëtim kundër Sheffield. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si dhe asistoi në Championshipin anglez.
Sulmuesi shqiptar jo vetëm që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen vendase, duke bërë që platforma “Sofascore” ta vlerësojë me notën më të lartë të ndeshjes, 8.0.
Ky nuk është rasti i parë që 24-vjeçari shqiptar shkëlqen në Championship. Edhe sezonin e kaluar ai ishte një nga pikat më të forta të Bristol City, por këtë sezon duket se po tregon një nivel tjetër në lojën e tij.
Forma e mirë e tij ende nuk e ka bindur plotësisht trajnerin e Kombëtares Sylvinho, i cili prej verës së 2023 nuk i ka dërguar më ftesë Mehmetit.
Komente
