VIP & Spektakël

Videoja e Saimir Tahirit krah Eneda Tarifës bëri namin, reagon këngëtarja

21 Prill 2019, 10:33| Përditesimi: 21 Prill 2019, 10:45

  • Share

Disa ditë më parë u përhap me shpejtësi në media e rrjete sociale një video e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri teksa këndonte në një lokal në Tiranë së bashku me këngëtaren Eneda Tarifa.

E ftuar në "Pop Culture", Eneda u shpreh se nuk e kuptoi pse video u bë virale pasi Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf si çdo person.

"Nuk e kuptoj pse video ku këndoja me Saimir Tahirin u bë aq virale. Saimiri si çdo person tjetër ka të drejtë të bëjë qejf. Ai ka një vesh të mirë muzikor, e njeh muzikën. Mund t’i bëjë fare mirë edhe back vokalet", u shpreh Eneda.

Tahiri u bë baba për herë të dytë.  Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto të djalit të vogël, Golikut. 

Tahiri dhe bashkëshortja Fatlinda Berisha kanë edhe një djalë 8-vjeçar, Drinin.

1/2
/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti: 22/04/2019 11:56

    Ka nevoje Sajmir Tahiri, per te shpenzuar disa nga parate e drogrs, neper pabet dhe tallavate e Tiranes, qe pati mbuluar shqiperine, ne vitet 2014-2017, ku pasojat e sje nuk pushojne, pasi me mijra tonelata mariuane kapen perdite nga policite e vendeve te BE, te trafikura nga shqiperia dhe miqte e sajme corrit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?