“Videoja është e vërtetë, e kam parë”, kështu ka thënë 18-vjeçarja shqiptare që u abuzua seksualisht nga vëllai i njerkës në Volos të Greqisë. Siç ka treguar ajo, videoja është 36 sekonda dhe është filmuar kur ajo ishte 13 ose 14 vjeç.
18-vjeçarja ka treguar më tej vëllai i njerkës i kishte marrë herën e fundit 1 mijë euro nën kërcënimin se do t’i bënte publike videon që kishte filmuar gjatë përdhunimit.
“Videoja ekziston, e kam parë. Ai ma kishte treguar një vit më parë në foto dhe në nëntor para se të takoheshim për herë të fundit, ma dërgoi në celular dhe më pas e fshiu. Kjo video është 36 sekonda e gjatë. Ai duket se është në shtëpi, në dhomën time. Fytyra e tij nuk duket qartë, por duket tatuazhi që ka bërë. Isha në shtrat në gjendje të keqe. Duhet të kem qenë 13 ose 14 vjeç në atë kohë”, ka rrëfyer 18-vjeçarja.
Ajo tregon më të tej se abuzimi i fundit ndaj saj ndodhi dy muaj më parë në një shtëpi tjetër
“Më duhej ta takoja sepse më thoshte se nëse nuk e takoja, do të publikonte një video që kishte në celular me mua dhe atë. Hyra në makinën e tij dhe në një moment dola nga ajo sepse ndjeva se nuk doja të kisha kontakt të ngushtë me të. I kërkova të mos më shqetësonte më dhe më tha “ok, kjo do të jetë hera e fundit”.
Lajmi kryesor:
Greqi/ U përdhunua nga vëllai i njerkës, rrëfimi i 18-vjeçares shqiptare: Babai më përqafoi, vetëm qante e fajësonte veten! U trondit kur mësoi emrin
B.K//ReportTv.al