Videoja në të cilën paraqitet një gazetare e BBC teksa mundohet të raportojë dhe “ndërpritet” në mënyrën më të ëmbël nga e bija po “pushton” zemrat shikuesve në internet.
Kjo është Anna Holligan, një supermama dhe një korrespondente e BBC në Holandë, e cila teksa raporton lidhur me zhvillimet e fundit e “Eurovision”, zëri i ëmbël i vogëlushes së saj e “ndërpret” duke u munduar t’i tërheqë vëmendjen.
Gjatë videos së publikuar nga gazetarja e BBC, ajo i kërkon vajzës së saj të shtrihet në karrocë me qëllim që të mos e kapi kamera dhe të bëjë qetësi në mënyrë që të përfundonte raportimin. Por vogëlushja është munduar me çdo mënyrë t’i “ndërpresë” raportimin edhe duke e thirrur pa ndalim “Mami, Mami”.
“Zemër, shtrihu dhe bisedo me Elsan, nuk do të zgjasë shumë”, i thotë gazetarja vogëlushes së saj.
Në rrjetin social të Anna Holligan, komentet interesante dhe suportuese të njerëzve nuk kanë fund!
“Kujt i intereson për ‘Eurovisionin’, i jepni vogëlushes një program të tërë televiziv”, shkruan një komentues poshtë videos.
Komente
