Agjenti i sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen tha se ai "rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore" kundër klubit pasi një video që tallte lojtarin u postua dhe më pas u fshi nga TikTok-u zyrtar i klubit të martën. Roberto Calenda postoi një deklaratë në platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Tëitter, duke thënë se video i shkaktoi "dëm shumë serioz lojtarit".
“Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok nuk është e pranueshme. Fillimisht u publikua një video që tallte Victorin dhe më pas u fshi më vonë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë tjetër të dobishme për të mbrojtur Victor", tha Calenda.
Osimhen humbi një penallti pak para fundit të ndeshjes kundër Bolognas, barazuar 0-0 të së dielën në Serinë A. Ai u zëvendësua ndërsa ndeshja po mbyllej dhe u duk se protestonte ndaj vendimit, duke i bërtitur trajnerit Rudy Garcia përpara se të largohej nga fusha. Megjithatë, trajneri francez e minimizoi situatën në konferencën për shtyp.
Pas videos tallëse, sulmuesi ka fshirë të gjitha fotot që ka me fanelën e Napolit dhe ky shihet si një hap largimi. Kampionët e Napolit janë të shtatët në renditje dhe këtë të mërkurë presin Udinesen në “Diego Armando Maradona”.