Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas konferencës virtuale të liderëve europianë ditën e sotme, e cila u zhvillua një ditë përpara takimit të Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në platformën X, Zelensky tha se në këtë takim virtaul u mbështet sovraniteti i Ukrainës, ndërsa theksoi se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë.
"Jam mirënjohës për të gjithë pjesëmarrësit në bisedimet e Koalicionit të të Gatshmëve në prag të takimit në Uashington me Presidentin Trump. Ishte shumë i dobishëm. "Të gjithë ranë dakord që kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë, të gjithë mbështesin idenë që çështjet kyçe duhet të zgjidhen me pjesëmarrjen e Ukrainës në formatin trepalësh - Ukraina, SHBA-ja dhe udhëheqësi rus. Sigurisht, diskutuam gjithashtu se si t'i ndalojmë vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Po punojmë drejt një vizioni të përbashkët për një marrëveshje paqeje vërtet të drejtë, të shpejtë dhe efektive", tha ai.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron pas video-konferencës me liderët evropianë tha se Putini nuk dëshiron paqe, por kapitullimin e Kievit.
"Nuk mendoj se Presidenti Putin dëshiron paqe. Mendoj se ai dëshiron që Ukraina të dorëzohet", tha ai.
Macron tha se nëse kjo luftë nuk do të ndalet mund të jetë shkak nesër për konflikte të reja.
"Vetëm një shtet propozon një paqe që do të çonte në kapitullim, dhe kjo është Rusia", por "nëse jemi të dobët sot me Rusinë, po përgatitemi për konfliktet e nesërme. Ne duam paqe, një paqe të fortë dhe të qëndrueshme, të paraprirë nga kthimi i të burgosurve dhe të pafajshmëve, dhe një paqe që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve", vazhdoi Macron.
Pas videokonferencës së zhvilluar sot, liderët kryesorë të BE do udhëtojnë drejt Uashingtonit nesër për takimin Trump-Zelensky. Nëse takimi shkon mirë, Trump synon të mbajë një takim me Putinin e Zelenskyn deri ditën të premten.
Komente

NUK JEPEN TERITORET KOLLAJ KESGTU....NUK PO JEP NJE CAPE BUKE....POR EDHTE ME MIRE TE JAPESH DOREHEQJEN O ZELENSK..,.LEJ NJE NJERI TE RI NE PRESIDENCE APO KRYEMINISTRI.....NUK EDHTE E LEHTE TE DREJTOSH BJE VEND NE LUFTE....POR KURDOHERE DUHET TE DIALOGODH ME EUROPEN..POR ME KRYESORJA ME RUSINE....
Përgjigju