Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen pas videokonferencës së zhvilluar me udhëheqës të Europës, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump tha se diskutimet ishin pozitive.
“Patëm diskutime pozitive me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në X.
Ajo gjithashtu theksoi se përpara samitit të së premtes në Alaska, ‘Europa, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë forcuar terrenin e përbashkët për Ukrainën.
“Ne do të mbetemi në koordinim të ngushtë, askush nuk dëshiron paqe më shumë se ne, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Përfundon videokonferenca mes udhëheqësve të Evropës me Trump dhe Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Suksesi varet nga rezultati i negociatave
Xh.K/ReportTv.al