Politikë

VIDEOLAJM/ Berishës i ‘rrëshket’ goja, ngatërron Visin e Pojës me Elvis Rroshin

22 Maj, 13:47| Përditesimi: 22 Maj, 14:41

  • Share

Në konferencën për mediat, Sali Berisha ngatërroi për një moment edhe Elvis Doçin, me Elvis Rroshin. Ky i fundit është ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, që bëri fushatë për PD në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, është një prej anëtarëve kryesorë i përfshirë në rrjetin kriminal të trafikut të drogës.

“E ka marrë vesh çdo shqiptar që ata i fusin turshi. Kanë hapur ca kazanë të mëdhenj që i fusin në turshi. Çdo dosje për qeverinë e fusin aty.  Ngjarja është e sotme, siç e pe. Policinë e thirri, policia erdhi, mbajti procesverbalin. Natyrisht do të ndiqet rruga ligjore. Por kjo është shumë e qartë. Këtu nuk ka dallim SPAK me bandën dhe banda me SPAK-un. Gjersa kur Elvis Rroshi...më falni Elvis Troplini...Doçi, iku, e përcollën. U thanë se do e arrestojmë pas nja 3 muajsh se kemi një operacion, kemi ca biseda me të.”, tha Berisha.

Sakaq, në operacionin e përbashkët të SPAK me autoritetet italiane rezultoi i përfshirë edhe Redi Tusha, vëllai i Ervis Tushës, truproja i Sali Berishës.  Në dosjen italiane thuhej se ai luante rol kyç në trafikun ndërkombëtar të heroinës, duke vepruar si një ndër furnizuesit e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?