Europol, së bashku me Gardën Civile Spanjolle, shkatërruan një organizate kriminale që kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Bashkimin Evropian nëpërmjet Ishujve Kanarie.
Policia spanjolle arrestoi katër persona, dy italianë, një serb dhe një kroat pasi u kapën pranë ishujve Kanarie duke transportuar me një anije 700 kilogramë kokainë.
Dy vëllezërit italianë 31 dhe 26 vjeç, u arrestuan së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë, një serb dhe një kroat, informoi sot Europol.
Hetimi, i nisur në mars të vitit 2022, u përqendrua në një anije me flamur polak me një bazë të përkohshme të vendosur në Ishujt Kanarie, e cila dyshohej se përdorej për transportin e kokainës.
Autoritetet monitoruan aktivitetin e ekuipazhit. Njëri nga shtetasit italian, ishte i lidhur me organizatën kriminale, ‘Ndrangheta’ ndërsa shtetasi kroat, ishte i lidhur me të ashtuquajturin kartel ballkanik”, theksoi Europol
Më 27 korrik 2023, autoritetet spanjolle zbuluan një rrugë të pazakontë thellë në Oqeanin Atlantik të anijes së dyshimtë. Nga atje u nis më 2 gusht dhe tre ditë më vonë autoritetet spanjolle bastisën anijen dhe zbuluan 700 kilogramë kokainë në bord.
Ndërkohë, në Spanjë u arrestua një shtetas kroat dhe një shtetas serb, të dy të dyshuar për koordinimin e operacionit të trafikut të drogës nga toka. Gjatë arrestimeve, të dyshuarve iu gjetën telefonat me të cilët koordinonin aktivitetin kriminal.
Ngarkesa me kokainë u sekuestruan nga policia.
Komente
