Bota

VIDEOLAJM/ Bomba 'anti-bunker' që vrau liderin e Hezbollahut, shpërthimi shembi dhe rrugën

7 Shkurt, 08:48| Përditesimi: 7 Shkurt, 08:50

  • Share

Në Bejrut janë publikuar pamjet e sulmit izraelit që çoi në vrasjen e Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut, më 27 shtator 2024.

Një shpërthim i tmerrshëm ndodhi në bunker, i cili ishte ndërtuar nën një pallat. Sipas versionit zyrtar, forcat e IDF e goditën me një seri bombash të njëpasnjëshme.

 Në këtë video vërehet shpërthimi nëntokësor dhe shembja e rrugës.

Nasrallah kishte udhëhequr grupin militant libanez për tre dekadat e fundit dhe e kishte transformuar atë në një nga grupet paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme.

I lindur në vitin 1960 në një familje të varfër shiite në periferinë veriore të varfër të Bejrutit, Sharshabouk, Nasrallah më vonë u zhvendos në Libanin jugor. Ai kishte studiuar teologji dhe iu bashkua lëvizjes Amal, një organizatë politike dhe paraushtarake shiite, përpara se të bëhej një nga themeluesit e Hezbollahut

Grupi militant Hezbollah filloi të sulmonte me raketa Izraelin në mbështetje të Gazës më 8 tetor të 2023, një ditë pasi militantët e Hamasit filluan një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?