VIDEOLAJM/ Dardha turistike nën petkun e bardhë, vizitorë e vendas luajnë me topa bore

1 Dhjetor, 13:24| Përditesimi: 1 Dhjetor, 13:57

  • Share

DARDHË - Fshati piktoresk i Dardhës, një nga atraksionet turistike më të preferuara në Korçë, është mbuluar nga dëbora, duke sjellë gjallëri dhe gëzim për vizitorët. Siç shihet në këto video që sjell Report Tv, vizitorët dhe vendasit po argëtohen duke luajtur me topa bore.

Dardha, e njohur për peizazhet magjepsëse, mbetet një nga destinacionet kryesore për turizmin dimëror në Shqipëri.

Fshati turistik i Dardhës tërheq çdo vit qindra turistë që vijnë për të shijuar këtë zonë, sidomos në dimër kur zbardhet nga dëbora.

Qarkullimi drejt Dardhës bëhet pa probleme, ndërsa borëpastrueset ndodhen në terren.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?