Një përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar për të dalë nga burgu ka qenë ajo e disa të burgosurve në Venezuelë.
Pasi hapën një tunel dhe kaluan muret e burgut, hasën në një grup prej 30 policësh që po bënin një stërvitje jashtë burgut.
Mediat publikuan videon ku duken disa prej 20 të burgosurve që ishin pjesë e planit të arratisjes në pjesën dalëse të tunelit ku i presin gardianët.
Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar, bëri që të burgosurit të hapnin tunelin që i çoi në zonën e stërvitjes në selinë e policisë në qytetin venezuelian, Maracaibo.
Komento