'Zakonet’ në selinë e Partisë Demokratike kanë mbetur të njëjta ndonëse janë ndërruar drejtuesit. Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha. Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë, por më pas e korrigjoi duke thënë ta bëjmë natën ditë.
“Koha është të bëjmë ditën-natë, më falni natën-ditë”, tha Berisha.
Të njëjtën gafë ka bërë edhe Lulzim Basha më 6 mars 2021, në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit gjatë një takimi me të rinjtë teksa tha se do ta “bëjë ditën natë”, në vend që të thoshte “natën ditë”.
“Ndaj le të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni, ta bëjmë ditën natë”, ka thënë Lulzim Basha më 6 mars 2021.