VIDEOLAJM/ Dy ditë peng për dëshminë, Beqaj pret në Kuvend me duar në xhepa! Porosit kafe

14 Nëntor, 00:28| Përditesimi: 14 Nëntor, 00:31

  • Share

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur dy ditë në Kuvend për të dhënë dëshminë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Por, për shkak të kërkesave të opozitës dhe debateve me Partinë Socialiste, ish-ministri ende nuk ka dhënë dëshminë. Në një video të siguruar nga Report Tv, dallohet teksa Beqaj pret në korridorin e Kuvendit me duar në xhepa pas mesnate.

Madje, ish-ministri ka porositur edhe një kafe për t’i ‘rezistuar’ orëve të gjata në Kuvend. Sot Beqaj ka mbërritur në Kuvend prej orës 10:30.

Ora 23:53
VIDEOLAJM/ PD mban 2 ditë peng dëshminë e Beqajt, çanta e tij 'fle' prej 36 orësh në Kuvend

Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar një video nga çanta e ish-ministrit Ilir Beqaj, e cila pret prej 36 orësh për tu hapur.   

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi që të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejt: 14/11/2024 10:52

    Kjo eshte fytyra e shtetit dhe e atyre qe drejtojnë Shqiperine...

    Përgjigju
  • flori: 14/11/2024 04:53

    O VISO COJI DHE DY PAKETA BEQES.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?