U deshën dy gjuetarë gjarpërinjsh për të luftuar një piton gjashtë metra të gjetur në një park kombëtar në Florida, gjarpri më i madh i këtij lloji të gjetur ndonjëherë.
Videoja e postuar në rrjetet sociale nga gjuetarët e gjarpërinjve Steven Gauta dhe Jake Valeri tregon momentin kur ata po luftonin me pitonin 56 kg. I cili ishte i gjatë sa një gjirafë e rritur.
Dy gjuetarët e dorëzuan më pas gjarprin në një qendër speciale për mbrojtjen e kafshëve të egra.
Një biolog nga kjo qendër vuri në dukje se ka indikacione se gjarpërinjtë e kësaj specie të veçantë, pitonët burmezë, po rriten në madhësi.
Pitonët burmezë gjenden në zonat e Azisë Juglindore dhe mendohet se kanë ‘pushtuar’ Floridën. Këta gjarpërinj preferojnë zona me lagështi të shtuar ose lumenj.