Ajo çfarë ka ndodhur në brigjet e Gjirit të Teksasit ka shokuar studiuesit. Mijëra peshq kanë ngordhur dhe në një video tregohen pamjet në tonelata të peshqëve në rërë.
Ngjarja e pazakontë ndodhi në plazhin Bryan Beach, ku nga e premtja tonelata me peshq të ngordhur u shfaqën në brigjet e gjirit të Teksasit, duke shkaktuar një gjendje katastrofike në bregdetin amerikan.
Peshqit kryesisht të species Menhaden, mes të cilëve dhe disa peshkaqenë të vegjël, nisën të dilnin të ngordhur në breg në numra të mëdhenj.
Ekspertët në rajon thonë se kjo është për shkak të varfërimit të oksigjenit nga temperaturat e larta të ujit. Fenomene të tilla po ndodhin gjithnjë e më shpesh, dhe ekspertët besojnë se pasojat e ngrohjes globale tashmë janë fakt