Veshur me xhaketë lëkurë e duke dëgjuar rrok, kryeministrja finlandeze, Sanna Marinn ‘ia doli’ të rrëmbejë çdo reagim qoftë konservatorë e liberal. A duhet apo jo një njeri me pozitë, të dalë nga petku i kryeministres? Kjo ka qenë pyetja që ka ‘marrë dhé-në’ në rrjetë sociale falë disa videove që qarkullojnë në internet. Liderja e Finlandës, ka pasur disa videon rrjete sociale ku dukej në shoqërinë e mikeve të saj në festa të ndryshme, të cilat, mesa duket e kanë futur në telashe 36-vjeçaren. Sipas kritikëve të shumtë, posti i saj nuk duhet të lejojë të tilla postime online e aq më tepër të tillë figurë në publik, pikërisht nga fakti se kjo e fundit duke pasur një status të tillë duhet të ketë një kod më të theksuar etike. Por megjithatë jemi në 2022, fundja tabu-t janë bërë për t’u thyer dhe ndoshta Sanna Marinn, me veçantinë e saj mund t’i gricë ato, së paku kështu mendojnë disa nga mbështetësit e saj në debatet e shumta virtuale.
Të ndarë në dy kampe, të gjithë në mënyrën e tyre kanë shprehur mendimet për kryeministren më të re që ka pasur Finlanda, e aq më tepër rishtazi teksa në rrjet po bën xhiro një VIDEO të cilën Shqiparja.com e ka siguruar nga mediat e huaja ku 36-vjeçarja po kërcen nën shoqërinë e një vajze. Video-ja e ashtuquajtur ‘intime’ e tregon kryeministren në një moment të gëzueshëm, ku zëra thonë që ka qenë edhe në efektin e alkoolit.
Po ju si mendoni? A duhet të ketë një jetë edhe pas zyrës së kryeministrisë, kopsave të mbërthyer mirë, e kollareve? Apo për të qenë një politikane e denjë, duhet të bësh disa kompromise të pashkruara etike?
Eshte duke u knaqur me shoqet e veta, shume mire po ja ben
PërgjigjuShume mire e tha Kjo kryeministrja finlandeze kur tha qe Keto poste ushtrohen nga njerez, njerez te cilet kane nje jete te tyren private Dhe Kane te drejte ta jetojne ate. Po ca pune prish se degjon muzike Kjo apo se kercen?! A e ben Kjo me pak te afte, jo… a cenon punen e saj, jo…. A cenon jeten e ndokujt, jo. Ateher pse duhet te behemi me te krishter se Papa e te bejme sikur jemi engjej vet. Po te gjithe njerezit kane Anet e tyre te “erreta” edhe pse ne fakt Ato me imoralet e me mekataret hedhin gurin te paret. Kjo ndodh kudo por sidomos ne vendin tone ku imoraliteti I ka mbytur njerezit por nese shohin apo degjojne Dicka Pér te tjeret I turren si hienat
PërgjigjuSigurisht qe secili ka nje jete private pas cdo petku qe mban veshur Dhe mund Ta jetoj lirshem ate edhe ne syte e publikut persa koha jeta e tij private Nuk cenon askend Dhe Nuk shfaq ndonje ves. Te gjithe pushtetaret në shqiperi Bejne nje jete super te shthurur private në cdo poste qe jane madje te gjithe jua din se cfare bejne por nga Ana tjeter hiqen si engjej e sapo ndodh ndonje fenomen I caktuar te gjithe sulen si hienat se duan qe me reagimin qe bejne te mbulojne imoralitetet qe bejne vet cdo dite. Kshu qe njerez Mos gjykoni njerezit nga jashte per jeten qe bejne persa kohe jeta e tyre Nuk ju cenon as juve Dhe as profesionin qe ata ushtrojne.
PërgjigjuNuk e kuptoj si ka mundësi që media merret me jetën private të dikujt. Pavarësisht se çfarë pozicioni shoqëror ka kjo zonja, ajo ka gjithashtu të drejtën e botës që të argëtohet në mënyrën e saj. Nuk e kuptoj këtë lidhjen me etikën profesionale që i'a vendosin si damkë për aq kohë sa ajo nuk ka përdorur lëndë narkotike të ndaluara me ligj. Këtu te ne dalin tapë në parlament. Dalin e shajnë edhe pa qenë tapë. Ai i BE, Jean Claude Juncker dilte tapë e nuk mbante ekuilibrin kur bënin fotografitë e rastit. She askush nuk u mor me atë. Këtë të shkretën e kanë vendosur në shënjestër a thua se kur punon ministër apo kryeministër nuk ke të drejtë të argëtohesh.
Përgjigjupo si ka munci seshte mare metani i iLD me kte problem te kerkonte shkatkimin e menjehershem te kesaj se po degjon muzik qe si pelqen as Gentes as Pameles qe jane me piset e pisave nje turp i madhe qe jane ne ate godine te KPK ????????????
Përgjigju