Diaspora shqiptare ka nisur të votojë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Fletët e votimit janë shpërndarë në diasporë, por disa emigrantë nga Anglia kanë nisur të publikojnë video me momentin kur votojnë subjektin politik.
Ata shfaqen nëpër video në TikTok, duke votuar. Disa prej tyre p.sh votojnë PD, siç shihet edhe në këto video që sjell Report Tv, ku krahas votës për partinë votojnë edhe kandidatët si Lindita Metalia apo Kastriot Piroli. Nuk mungon as vota për PS.
Por, publikimi i votës ndalohet me ligj. Konkretisht, neni 327, “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.
Komente

po injoranca nuk ka kufi derri ngel derr
Përgjigju