Sport

VIDEOLAJM/ Festë e çmendur në Tiranë, tifozët shqiptarë hipin mbi autobus pas fitores historike me Serbinë

12 Tetor, 09:39| Përditesimi: 12 Tetor, 11:31

  • Share

Festë e çmendur ka qenë ajo e mbrëmjes së kaluar në Tiranë pas fitores historike të kombëtares shqiptare në Leskovc kundër Serbisë.

Rrugët kryesore të kryeqytetit u bllokuan tërësisht për disa orë. Të rinjtë gjithashtu bllokuan dhe transportin publik ndërsa hipën sipër autobusëve duke brohoritur e kërcyer.

Kjo është një fitore historike për Shqipërinë. Ishte Rey Manaj më golin e tij, i cili bëri që Serbia të ‘gjunjëzohej’ në shtëpinë e tyre.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • R.I: 12/10/2025 10:00

    Populli më i lumtur në botë! Rroga minimale? 320 mijë lekë. Qiraja? 450 mijë. Bukë e qumësht me fatura të arit. Mjekët ikin, mësuesit lodhen, të moshuarit numërojnë qindarkat si loto – por hej, shënuam gol ndaj Serbisë! Çfarë rëndësie ka që s’ke ku të shkosh për mjekim? Apo që një banesë kushton më shumë se 10 jetë pune? E kemi Manajn! E kemi Kombëtaren! Na japin 90 minuta shpëtim nga realiteti dhe mjafton. Jemi popull me kërkesa modeste,na jep një gol, dhe ne harrojmë që na keni bërë gol për 30 vjet. Autobusët? Hipim mbi ta si majmunë në safari. Rrugët? Bllokohen komplet. Për një marshim kundër çmimeve? Jo, lere, s’jemi budallenj të bllokojmë rrugët për ato gjëra. Për të drejtat tona s’kemi kohë, jemi të zënë duke festuar golin tonë kombëtar, me ngjyra kuqezi. Dhe pastaj del edhe kryeministri me podcast live, se s’ka më mirë sesa të të flasë për "shpresën" ai që ta ka shtrydhur jetën si limon. Një dorë në zemër, një tjetër mbi mikrofon – dhe një vend që rrëshqet me buzëqeshje drejt katastrofës. Bravo neve! Një popull që s’proteston për pensionet, por u jep medalje atyre që u marrin të ardhmen. Po erdhi Rama, na fiku? Jo jo, na ndriçoi me podcast.

    Përgjigju
    • *pr*: 12/10/2025 11:19

      Po keshtu ishte dhe ideja ne romen e lashte. Jepi orja popullit qe ti heqesh vemendjen nga problemet e verteta. Colosseo aty qendron prap. Nuk ishte futbolli atehere por ishin gladiatoret kafshet e egra vera dhe prostitutat. Kaq do populli

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?