VIDEOLAJM/ Flamingo 'shëtit' në mes të plazhit në Ankona, habiten pushuesit

22 Gusht, 07:23| Përditesimi: 22 Gusht, 07:31

  • Share

Një flamingo është parë në plazhin e Senigallia në Ankona teksa ecën në mes të pushuesve. Flamingo shkaktoi habi tek pushuesit ndërsa ecte i qetë mes shezlongëve.

“Ai ndoshta është ndalur në këtë zonë të detit për të pushuar pak”, tha Simone Lenci, një nga pushuesit.

Fëmijët e admiruan më së shumti, por askush nuk guxoi ta shqetësonte, aq sa pas pak minutash, flamingo vijoi ecjen buzë detit i qetë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?