Një çift rus në momentin që po bënin sherr, bien nga ballkoni i katit të dytë, pasi kangjellat u shkëputen nga pesha.
Çifti rus përfunduan në trotuar. Në klipin prej shtatë sekondash Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, nga Shën Petersburg shfaqen duke u grindur me njëri-tjetrin për ta parë më pas veten në trotuar.
Në pamjet e kapura nga një kalimtar, çifti hidhen papritmas nëpër kangjella para se të përplasen në betonin poshtë.
Ata u dërguan me urgjencë në spital me dëmtime serioze, por pa rrezik për jetën. Dëshmitarët thanë se dyshja, të cilët kanë një djalë të vogël, po grindeshin në ballkon rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës.